Ka nisur reforma e pronave




Vendimi i pezullimit të përkohshëm të regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet është hapi i parë i reformës së pronës që qeveria tashmë ka ndërmarrë.

Qëllimi është që prona të shkojë tek i zoti dhe jo krimineli apo abuzuesi” tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për median mesditën e sotme në kryeministri.

“Vendimi synon të bllokojë të gjithë ata që kanë abuzuar me pronat dhe tjetërsuar ato në mënyrë të paligjshme por nuk prek të drejtat e pronarëve. Vendimi erdhi si pasojë e situatës së jashtëzakonshme në proces.  Nuk ka qëllim bllokimin e pronës së pronarave por të ndalohen abuzimet”  

Gjonaj nënvizoi më tej vendimi për skanimin e pronave në vijën bregdetare është në interes të publikut

“Pezullimi është vetëm masë e përkohshme që do lejojë institucionet shtetërore të verifikojnë në mënyrë prioritare titujt e lëshuar gjatë vijë bregdetare dhe të ndajë pronarët e ligjshmë nga hajdutë te pronave. Jemi të vendosur të çojmë para drejtësisë ata që kanë dhënë tituj të paligjshëm”

Krah drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame dhe drejtorit të Hipotekave Elion Semanaj Ministrja e Drejtësisë tha se qeveria ka nisur punën për reformën e pronës.

“Kjo do jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse dhe do i shkojmë në fund njësoj si me reformën në drejtësi”




Be the first to comment

Leave a Reply