Kacafytje mes Bejtës dhe Taravarit (VIDEO)




Tre kandidatët kryesorë për numrin një në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta nga BDI, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, kanë polemizuar ashpër në debatin e zhvilluar nga Medial.mk, ku në sfond kanë qenë platformat e tyre parazgjedhore.

Taravari dhe Ademi në rolin e opozitarëve kanë akuzuar punën dhe udhëheqjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit Bejta, duke e konsideruar si jo transparencë dhe periudhë të lulëzimit të mafias urbane.

Ndërsa, Nevzat Bejta, ka pohuar se kundër-kandidatët e tij në mungesë të projekteve dhe programeve, po drejtojnë akuza të pabaza dhe po mundohen që me shpifje ta mashtrojnë qytetarin. Ai në celularin e tij ka hapur një document, për të cilin thotë se është document nga ministria e financave që dëhsmon se Taravari është mashtrues. Taravari ka mohuar këto akuza.




Be the first to comment

Leave a Reply