Kafja si “institucion”, INSTAT: Në 2016 numri i bar-kafeve mbi 18 mijë




Kur kabllogramet  e zbuluara nga Ëikileaks  në vitin 2008,  publikuan përceptimin  e ish-ambasadorit amerkin John Ëithers, se “Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja”- pavarësisht reagimeve, nuk ishte gjë tjerët veçse një realiteti i mënyrës së jetesës në Shqipëri.

10 vite më pas, duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Të gjithë pranë shtëpisë kemi një bar kafe, në institucionet apo kompanitë ku punojmë është një kafe, po ashtu përballë ose në kënd të universitete ka bar kafe.

Anketa strukturore e  INSTAT për vitin 2016 evidentoi se numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795. Kjo do të thotë se për çdo 160 shqiptarë ka një bar kafe.

Llogaritjet e ekspertëve të ekonomisë tregojnë se krahasuar me densitetin e popullsisë Shqipëria zë vendin e parë në Europë edhe përsa i takon vendeve më të zhvilluara si Spanja.

Eris Dhamo, pedagoge e shkencave sociale, ashtu si ish ambasadori Ëithers e quan kafen institucion dhe status.

Eris Dhamo: Kafja tek ne është institucion, nëse është poshtë pallatit është vendi ku individët, banorët takohen, njohin me njëri-tjetrin, flasin me njëri-tjetrin dhe shpenzojnë kohën e tepërt se janë gjysma pa punë dhe vlera e kafes ju faciliton ose ju lehtëson qëndrimi në kafe. 

Njohësiti e çështjeve ekonomike, e lidhin këtë situatë me kërkesën në treg.

Nikolin Jaka: Ka qenë trendi, sidomos para 2-3 vjetësh që të ketë një fokus të investitorëve të orientuar drejt bar kafeve ose resotranteve. Pra ishte një kërkesë që vinte nga sipërmarrje jo të strukturuar siç duhet sepse vjen edhe nga mungesa e studimit të tregut për të parë se kush është nevoja për një oferë të tillë. 

Për kreun e dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka investime të tilla duhet të bëhen në mënyrë të studiuar, dhe këmbëngul për rritjen e këtij shërbimi në zona turistike.

Nikolin Jaka: Po të bëjmë analiza të sakta unë jam i bindur se është një sektor që ka potencial të madh për investitorët dhe qytetarë që kanë mjete financiare dhe janë akoma të paorientuar se ku do të financojnë ato. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhen analizat dhe fizibilitetet e sakta në mënyrë që të kemi një qasje të ekspertëve dhe mos bëhen investime të pamenduara mirë apo në vendet jo të duhura në mënyrë që të cojnë në faliment apo probleme financiare. 

Në Shqipëri nuk ka studime konkrete se sa kohë kalojnë shqiptarët mesatarisht në ditë në kafe. Por duket se në ato karrige e tavolina të thjeshta apo me arredim modern, diskutohet mbi gjithçka, politikë, diskutime mbi ngjarje të tjerë, mund të firmosen edhe kontrata pune sikur mund të flitet për stile jetese apo provimet në rastet e studenteve.

Ka një perceptim se të rinjtë janë ata që qëndrojnë më tej në kafe. Tek të moshuarit, paratë duket se shkojnë për problemet jetike si ilaçe, fatura apo kosto të tjera financiare.

Eris Dhamo: Të moshuarit nuk mund tja lejojnë vetes pirjen e kafes për shkak të të ardhurave që kanë. Nuk ndodh kjo me të rinjtë, prandaj unë them që kjo është çështje kulture.

Duket se qëndrimi në kafe nuk lidhen me nevojenë e kafeinës që i duhet një personi, bar kafet duke se janë shndërruar në vendin ose institucionin që ka funksione të ndryshme kënaqësie, pune e debati, komoditeti pra multi funksional, ndoshta tipik për një vend në tranzicion.




Be the first to comment

Leave a Reply