Kallëzohet penalisht ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov




Drejtoria e policisë financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-ministrit për Shëndetësi, Nikolla Todorov, i cili dyshohet për veprën penale të “pamaturi në punë në shërbim”.

Sipas policisë financiare, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj P.V, udhëheqës në Njësinë për zbatimin e Projektit për rindërtim dhe shtim të objekteve të shtëpive publike të shëndetit në Maqedoni, pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Kallëzimet kanë të bëjnë me marrëveshje të kësaj Ministrie të nënshkruara në vitin 2010 për punime në spitalet e Kumanovës, Koçanit dhe Kriva Pallankës.

Sipas kallëzimit, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është dëmtuar me 3.813.000 denarë ose 62 mijë euro.




Be the first to comment

Leave a Reply