Kandidatët e VMRO-së për kryetar komunash




Nga VMRO-DPMNE-ja sot i publikuan kandidatët e parë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që vijojnë.

Siç informoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickoski, bëhet fjalë për këto persona:

Kirurgu oral Marijan Bajraktarov si kandidat për kryetar komune në Strumicë.

Për në Petrovec kandidat është Borçe Mitrevski, kurse kryetari aktual i Velesit Slavço Çadiev do të garojë edhe për një mandat të ri.

Toni Zatkovski do të kandidohet për vendin e kryetarit të komunës në Krivo Gashtan, kurse deputeti aktual Zoran Gjorgjievski do të kandidohet për komunën e Kumanovës. /FOL/




Be the first to comment

Leave a Reply