Kandidati i BDI-së për Kryetar të Studeniçanit, Fahmi Jonuzi shpalos programin zgjedhor




Kandidati I Bashkimit Demokratik për Integrim  për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Fehmi Jonuzi në një takim me gazetarë sot prezantoi Programin e tij për zhvillimin e Komunës së Studeniçanit.

Në vazhdim fjala e kandidatit për kryetar të Komunës së Studenicanit, Fehmi Jonuzi:

Të nderuara përfaqësues të media më lejoni që sot para jush të bëj prezantimin e programit zgjedhorë për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare  në komunën e Studeniçanit. Ky program është hartuar në bashkëpunim me qytetarët e të gjitha vendbanimeve që gravitojnë në komunën e Studeniçanit dhe është kontratë e jona me qytetarët, të cilës kontratë i dalim zot se do ta realizojmë në përpikëshmëri. Programi është i qartë dhe i ndarë në disa sfera me projekte konkrete edhe atë:

Zhvillim ekonomik lokal:

  • Krijim i kushteve për zhvillim ekonomik lokal.
  • Planifikim hapësinor.
  • Hartim i planeve urbanistike për vendbanimet më të mëdha.
  • Transformim i tokave bujqësore në tokë ndërtimore.
  • Hapja e një zone të lirë ekonomike.

Projekte në sferën e Arsimit:

  • Objekt shkollorë për arsim të mesëm në Studeniçan.
  • Objekt i ri shkollorë për arsim fillorë në f.Lubosh për nxënësit e përkatësisë boshnjake.
  • Zgjerim i hapësirave mësimore ne shkollat Studeniçan, Batincë, Maranë.
  • Sallë sportive në SHFQ ”Kemal Ataturk” në f.Koliçan i poshtëm.
  • Rekonstruim i sallës së sportit në SHFQ ”Alija Avdoviq” në f.Batincë.
  • Ndërtim i fushave (tereneve) sportive në shkollat periferike: Draçevicë, Cvetovë.
  • Mbështetje financiare për nxënësit të cilët do të korrin suksese në garat shtetërore dhe ndërshtetërore.
  • Shkollim i  mesëm për të rritur.

Projekte në sferën e Kulturës:

  • Formimi (krijimi) i një shtëpie të kulturës dhe një biblioteke.
  • Shënimi i datave të rëndësishme historike dhe jubilare për personalitetet të shquara kombëtare shqiptare, turke dhe boshnjake.
  • Përkrahje organizatave joqeveritare që gravitojnë në komunën e Studeniçanit.

Projekte në sferën Rini dhe Sport:

  • Përkrahje klubeve të mundjes, klubeve fudbollistike dhe ofrimin e kushteve më të mira për sport në të gjitha lëmit.
  • Salla e sportit në Studeniçan një ndihmesë e madhe për rininë dhe sportdashësit.

Projekte në sferën e Infrastrukturës:

  • Asfaltimi dhe bekatonizimi i rrugicave në Studeniçan, Batincë, Maranë, Koliçan i poshtëm, Koliçan i epërm, Cvetovë.
  • Asfaltimi i rrugës Koliçan i epërm – Kitkë me gjatësi prej 10 km.
  • Rekonstruim i rrugës në drejtim të fshatrave Pagarushë, Vërtekicë, Gaber.
  • Rekonstruimi i rrugës për në fshatin Maja e Zezë.
  • Rregullimi i sheshit në Studeniçan dhe Batincë (Dreshnicë).

Projekte në sferën e Ekologjisë:

  • Pastrimi i të gjitha deponive të egra (0 % deponi të egra).
  • Pastrimi i kanaleve të hapura dhe mirëmbajtja e tyre.
  • Pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe rregullimi i tyre.
  • Seleksionimi i mbeturinave të amvisërive (caktimi i vendeve tëposaçme për reciklim).
  • Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Koliçan të poshtëm.
  • Përfundim i rrjetit sekondar të kanalizimit në Studeniçan, Batincë, Maranë.
  • Kyqja e amvisërive në rrjetin e ri të ujësjellësit në Studeniçan.
  • Ujësjellës në Koliçan të poshtëm.
  • Ujësjellës në Draçevicë.
  • Kanalizim te villat në Maranë.

Projekte në sferën e Bujqësisë:

  • Hapja  e një zyre këshillëdhënëse për bujqit dhe blektorët.
  • Projekt për sistemin e ujitjes në fushën e Studeniçanit dhe Maranës.
  • Rregullimi dhe tamponimi i rrugëve që shpiejnë deri te tokat punuese bujqësore.
  • Përkrahje investitorëve për hapjen e një qendre për grumbullimin e produkteve bujqësore.

Projekte në sferën e mbrojtjes sociale:

  • Çerdhe për fëmijë në Studeniçan, Batincë, Maranë.
  • Banesë (ndërtesë) shtetërore komunale për familjet të cilat janë shfrytëzues të ndihmës sociale.
  • Luftë të drejtpërdrejtë me varfërinë – në theks të veçantë luftë kundër urisë në bashkëpunim me organizatat humanitare dhe biznismenët.
  • Ndihmë familjeve të rrezikuara me paketa ushqimore mujore.
  • Ndihmë nxënësve të varfër me paisje shkollore dhe ndihma tjera.
  • Kënde lojrash për fëmijë në vendbanimet më të mëdhaja.

Jam i bindur se qytetarët e komunës së Studeniçanit më 15 Tetorë, do të votojnë për komunën që të gjithë e duam, do të votojnë nurmrin 3 në listën votuese, do të votojnë kandidatin i cili ka përkrahjen e familjes së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderit  të saj z. Ali Ahmetit.




Be the first to comment

Leave a Reply