Kandidati i Nismës Qytetare për Ferizajn, shan me nënë dhe sulmon asamblistin në foltore (Video)




Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal, e mbajtur pikërisht në ditën e parë të fushatës zgjedhore, u zhvillua me tensione të larta. Akuzat e kundër akuzat, ngritja e zërave, ofendimet, kërcënimet si dhe fjalosjet që çuan gati deri tek rrahja, ishin ato që e karakterizuan këtë seancë.

 

Situata eskaloi kur në foltore doli anëtari LDK-së, Ramadan Baliu. Ai kritikoi kolegun Bashkim Fazliu, që është kandidat i Nismës Qytetare për kryetar të Ferizajt, se si po lejon që “bashkëshortja e tij të jetë pjesë e një qeverie të korruptuar dhe mafioze”.

“Robt po lypshe me ti q…”, dëgjohet Fazliu teksa i drejtohet asamblistit të LDK-së që ishte duke folur e që më vonë tenton të sulmojë fizikisht Baliun.

Gazetarët nuk u lejuan të xhirojnë atë që ka ndodhur më pas. /TV Tema/




Be the first to comment

Leave a Reply