Kasami: T’i japim fund epokës së politikanëve që pasurohen në kurriz të popullit




Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar para simpatizantëve partiakë, se pas zgjedhjeve të 15 tetorit do të vijë ndryshimi për shqiptarët.

“Zoti do ta ndryshojë gjendjen tonë, sepse na do ta ndryshojmë veten. Ne jemi të gatshëm që të sprovohemi edhe me këta politikanë të korruptuar. Por, nuk do të ketë më politikanë që do të pasurohen në kurriz të popullit, por do të ketë shërbëtorë që do të punojnë për qytetarët”, ka deklaruar Kasami.

Konventa e Lëvizjes BESA është mbajtur në shesh të hapur, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka rënë shi. /SHENJA/




Be the first to comment

Leave a Reply