Kate Middleton ‘kopjon’ fustanin e Elsës së Frozen




Mos na keqkuptoni; kur je një anëtar i familjes mbretërore, shumë persona punojnë për veshjen e Mbretëreshës, Dukës, Dukeshës, etj. Kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë shije në veshje, pasi çdo gjë e kanë gati

Dukesha Kate gjithmonë ka treguar elegancë në shijet e saj të veshjes. Pas disa problemeve të shtatzënisë Kate ka filluar sërish të shfaqet në publik.

Ajo është fotografuar së bashku me Princin William më e bukur se kurrë e veshur me një fustan nga Jenny Packham.

Veshja e Kate në fakt na kujton mbretëreshën e akullit, Elsën nga filmi “Frozen”. Pavarësisht gurëve të fustanit, tashmë barku i rrumbullakosur i Dukeshës duket disi.

Dukesha do të sjellë në jetë anëtarin e tretë të familjes mbretërore në prill të vitit të ardhshëm. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës së tretë të Kate dhe William.




Be the first to comment

Leave a Reply