Kate Middleton mund të jetë duke pritur binjakë, flitet dhe për gjininë




Mos Kate Middleton është duke pritur binjakë? Një lajm i ri zbulon që familja mbretërore po përgatitet për të pritur dy fëmijë vitin tjetër. E dini çfarë është dhe më surprizuese? Sipas tyre, fëmijët janë binjake identike, vajza!

Nëse ky lajm është i vërtetë, shtëpia do mbushet plot me fëmijë pranverën tjetër. Ndërsa Pallati Kensington shpalli në shtator që duka dhe dukesha po presin fëmijën e tretë, një lajm i ri zbulon që ata në të vërtetë po presin fëmijën e tretë dhe të katërt.

“Kate dhe William u befasuan kur e morën vesh”, ka thënë një burim pranë familjes për revistën  Life & Style. Njerëz pranë çiftit kanë zbuluar veçse që binjakët e Kate dhe William do vijnë në prill, edhe që janë vajza dhe janë identike.

Të parët që e morën vesh ishin prindërit e Kate.

“Ajo e emocionuar i mori ata për t’ua thënë”, thotë burimi.

“Është fantastike të kemi një familje të vogël, të dashur”, ka thënë William më parë. Ndërsa Kate ka pranuar që të bërit nënë, është një përvojë shpërblyese, shumë e bukur.

Për emrat ata nuk kanë zbuluar asgjë. Një gjë është e sigurt, që nuk kanë ndërmend t’i kombinojnë.

Ndërsa shumica e prindërve kanë dëshirë t’i veshin binjakët identikë njëlloj, Kate me sa duket e ka bërë të qartë që do i veshë me rroba të ndryshme. Sa për emrat po diskutojnë disa klasikë “Victoria, Alice, Olivia, Alexandra dhe Elizabeth.”

Të gjithë janë të bukur. Ata ndërkaq po përgatisin kushtet.

“Binjakët do të flenë dhoma gjumi të ndryshme, por do të ndajnë të njëjtën dhomë lojërash me George dhe Charlotte”, ka thënë burimi. Kate do të vazhdojë të kujdeset vetë për fëmijët edhe pse princi po mundohet ta bindë të punësojë dikë për ta ndihmuar.

Të gjitha këto tregojnë që shtatzënia e dukeshës me binjakë është e sigurt.

Do ishte vërtet bukur!




Be the first to comment

Leave a Reply