Kathimerini: Është arritur marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë




Gazeta e përditshme greke “Kathimerini” shkruan se është arritur marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Sipas kësaj gazete, në marrëveshje përfshihet edhe sfera e përdorimit dhe akronimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, gazeta thotë se bisedimet janë duke shkuar në një drejtim që nuk sjell zgjidhje, edhe pse në fillim kishte optimizëm në rritje në Athinë.

Gazeta thotë se Qeveria greke përballet me opozitën e “Nea Democratia”, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, mirëpo gazeta thotë se Tsipras është i përkushtuar dhe i vendosur për të arritur një zgjidhje.




Be the first to comment

Leave a Reply