Si, çfarë? Një këngëtare shqiptare do të jetë zëri i himnit zyrtar të Kampionatit Botëror të Futbollit që organizohet në Rusi? Mesa duket, ka shumë mundësi që kështu do të jetë. Sipas prive.al, burime të tyre të sigurta kanë thënë se Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit. Hapja e këtij kompeticioni të shumëpritur do të jetë në datën 14 qershor ku mesa duket gjithë botë do të dëgjojë zërin e Erës e cila do të jetë në krah të aktorit të famshëm amerikan Will Smith.
Ky është një eveniment shumë i rëndësishëm për gjithë botën dhe pjesëmarrja në të, sigurisht që është një arritje shumë e madhe profesionale për Erën. Era padyshim që u bë një sensacion global në muzikën pop dhe mori vëmendje të madhe me hitet e saj “Bon Bon”, “Redrum” e më pas “I love yous”.
Në fakt, sipas burimeve të revistës Class edhe një këngëtare tjetër shqiptare do të jetë pjesëmarrëse me performancën e saj në finalen e madhe të kupës botërore të futbollit. Për kë bëhet fjalë? Le të presim edhe pak…
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.