Këshilli i Europës i alarmuar nga rritja e populizmit




Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, në raportimin e pestë vjetor mbi demokracinë, të drejtat e njeriut në 47 vendet anëtare të kësaj organizate vuri në dukje edhe fenomenin alarmant të rritjes së populizmit.

”Në vitin 2017 ka pasur shembuj alarmantë të përpjekjeve të populistëve për të penguar institucionet demokratike europiane si në nivel shtetesh, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Jagland.

”Respektimi i të drejtave të njeriut, demokracisë, shtetit të së drejtës varen gjithmonë nga institucionet që i aplikojne ato konkretisht”, shtoi ai.

”Për popullstët, që përdorin termin ‘dëshira e popullit’, këto kontrolle dhe kundërshtime institucionale janë për t’u përmbysur’’, theksoi Jagland.

Në dokumentin prej 105 faqesh, ai vuri në dukje edhe sulmet që i janë bërë lirisë së shtypit si dhe operatorëve të informacionit.




Be the first to comment

Leave a Reply