Nga mbledhja e mbajtur dje në selinë e BDI-së, në mes anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, treguan se BDI dëshmon se nuk dëshiron rikonstruim të qeverisë para muajt qershor, transmeton TopalNews
Me këtë veprim BDI-ja, do ti lë në pritje pas derës së Zaev-it individ të cilët duan të kyçen në qeveri pa parti politike, dhe parti e cila kryetari i saj është në listën e zezë të SHBA-së.
Këta individë tani janë nën mëshirën e BDI-së përsaj përket kyçjes në qeveri, dhe vetëm me aminin e saj mund të realizohet një gjë e tillë, ndërsa rreth 20 vite PDSH-ja ka kundërshtuar ashpër BDI-në dhe politikat e saja dhe tani dëshiron të jetë në një qeveri me ta.
Poashtu edhe Afrim Gashi, deklaroi disa muaj më parë: Më mirë të vdes se sa të jem pjesë e një koalicioni më BDI-në, ndërsa tani siç po shihet mbase edhe e ka pranuar një gjë të tilë.
Kujtojmë se Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, vetëm pak ditë më parë kumtojë qëndrimn për ndërprerjen e nëgociatave dhe vazhdimin e rrugëtimit të Lëvizjes Besa në frontin opozitar./TopalNews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.