Këto 10 femra VIP kanë linjat e tyre të bukurisë, që ju do t’i dashuroni




Sigurisht, kur flasim për njerëz të famshëm, e kemi fjalën edhe brandet që ato krijojnë me emrat e tyre. Janë femra ambicioze, në karrierë, të suksesshme, tejet të kuruara në pamjen e jashtme, ndaj gjithçka rrotullohet rreth sferës së tyre të veprimit përkthehet në vlera miliona dollarëse. Të tilla janë edhe linjat e bukurisë që ato kanë krijuar, duke i individualizuar me emrat respektiv. Janë linja të mahnitshme, të dedikuara për lëkurën, flokët, dhe ju me shumë mundësi do të marroseni pas tyre. Ja cilat janë ato…

1

Salma Hayek
Me linjën e saj të kujdesit ndaj flokëve, me bazë CVS-je ajo na tregoi se vetëm gjenet e arta nuk mjaftojnë për të pasur flokë me volum dhe shndrritshëm. Aktorja e njohur Hayek, ka rrëfyer një sekret të vogël në lidhje me flokët e saj, duke treguar se mban gjithmonë një shishe spray të “Nuance”, markës që mban emrin e saj. “I urrej produktet e rënda dhe që ngjisin në flokë. Ky lloj spray që unë kam krijuar i jep dritë që në rrënjë flokëve të mi, gjithashtu edhe volum që zgjat gjithë ditën”, është shprehur aktorja.

2

Miranda Kerr
Nëse doni produkte bukurie me bazë organike, modelja e njohur dhe linja e saj e kozmetikës janë gjithçka ju duhet. Kremra aspak të dëmshëm, të pasur me antioksidantë, me veprim të menjëhershëm në lëkurë, Kora Organics është zgjedhja e duhur. Të pasura me vajëra aromatik, me aloe vera, me vaj ulliri, këto produkte të Miranda Kerr do i dashuroni pa kushte.

3

Kardashian Beauty
Ndonëse të gjithë flasin për linjën e buzëkuqëve të Kylie Jenner, është koha të kthehemi pas dhe të shikojmë gjenezën e pikënisjes së kësaj historie suksesi në linjën e bukurisë familjes së famshme Kardashians. Një koleksion i veçantë produktesh për flokët dhe stilimin e tyre është gjithçka që ju duhet për të pasur flokë të bukur dhe me shkëlqim.

4

Kat Von D
Në vitin 2008, tatuazhistja e njohur krijoi linjën e vet të kozmetikës, e cila shumë shpejt u kthye në një kult bukurie për të gjitha femrat e botës. Nga lapsët e syve, tek buzëkuqet dhe linjat e lëngshme të produkteve të kozmetikës, Kat Von D revolucionalizoi në mënyrën e saj esencën e trajtimeve të bukurisë për femrat e të gjitha grupmoshave.

5

Jessica Alba
Kompania “The honest” e krijuar në vitin 2012 nga aktorja e famshme, prodhon vajëra bimorë, balsam, gjalp shea, dhe një gamë produktesh që janë shumë pranë natyrës, pra miqësore me ekologjinë. Këtë vit, Jessica Alba na prezantoi me linjën e kujdesit ndaj lëkurës, e cila është e gjitha me bazë bimore dhe pa elementë kozmetikë apo toksik në to. Nëse doni lëkurë të shkëlqyeshme dhe të bukur si e aktores së famshme, kjo është blerja që duhet të bëni.

6

Iman
Pasi kaloi më shumë se 16 vite investim në artin e kozmetikës, Iman më në fund vendosi që fokusin ta vërë tek buzëkuqet, tek nuanca e feksur e së kuqes që flakëron buzët tuaja. Jo më kot, marka e saj “Iman Cosmetics” fitoi çmimin e “Best of Beauty” përpara katër viteve, ku të gjitha hijet e së kuqes u shpalosën në një koleksion të rrallë buzëkuqesh.

7

Eva Mendes
Shanset për të kapur nivelin e bukurisë të Eva Mendes janë reale. Mos u trembi nga çmimi pak i kripur, por produktet kozmetike të nuancave të syve dhe shkëlqyesve të buzëve me emrin “Circa” janë ndër më të preferuarat e personazheve publik. E fokusuar në pigmente të mbyllura, paletet e syve të Eva Mendes tashmë mund t’i blini edhe ju.

8

Drew Barrymore
“Klientët e meritojnë. Produktet flasin vet për cilësinë e tyre”, kështu është shprehur aktorja e njohur në intervistat e ndryshme kur është pyetur në lidhje me linjën ekskluzive “Flower” që ajo ka realizuar. Produktet që e dominojnë këtë linjë janë shkëlqyesi i buzëve, si edhe fondatinat që i japin shkëlqim çdo tipologjie lëkure.




Be the first to comment

Leave a Reply