Këto janë frutat që duhet të hani kur jeni me dietë dhe cilat janë ato që ju shëndoshin dyfish




Një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë njerëz kur nisin një dietë të re ose regjim detoksifikues është të kufizohen tek disa ushqime të caktuara jo kalorike dhe të konsumojnë të gjitha llojet e frutave. Por, e dini se jo të gjithë llojet e frutave janë të këshilluara gjatë këtij regjimi? Në këtë artikull Living do t’ju njohë me frutat që duhet të hani dhe ato që duhet të shmangni:

Avokado apo fruta pylli: Në artikujt tanë të mëparshëm, ju kemi folur vazhdimisht për rëndësinë e marrjes së acideve yndyrore Omgea 3 dhe avokado është një prej burimeve më të mira të tyre. Por, nëse jeni në ditët e para të dietës bëni mirë të reduktoni konsumin e tij. Mjekët nutricionistë rekomandojnë që avokadon ta zëvendësoni me fruta me pak kalori siç janë frutat e pyllit (boronica, mjedra, luleshtrydhet) të cilat nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë antioksidantë të cilët eleminojnë toksinat nga organizmi.

.Dardhë apo pjepër: Nëse këto dy fruta janë të preferuarit tuaj, bëni mirë të zgjidhni të keqen më të vogël të mundshme, e thënë më ndryshe frutin që përmbajnë më shumë ujë dhe fibra. Pjepri është një prej tyre. Kujdes me konsumin e dardhës, nëse hani më shumë se 2 kokrra në ditë mund të keni probleme me kapsllëkun.
Rrush apo mollë: Një mollë në ditë mban mjekun larg për një vit, por edhe kilogramët e tepërt të cilëve u trembeni sa herë që shihni peshoren. Molla është një ndër frutat më të pasur në fibra, këto të fundit rregullojnë funksionin e sistemit tretës në ndryshim nga rrushi i cili ka në përmbajtjen e tij shumë .

Banane apo qitro: Një ndër frutat më të shëndetshëm që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor tuajin është qitroja, sidomos nëse jeni të vendosur të bini nga pesha. Ai përmban sasi të lartë të vitaminës C, antikosidantë dhe fibra të tretshme në ujë që ndikojnë në rregullimin e funksionit tretës dhe lehtësojnë rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Banania është po ashtu një frut shumë i shëndetshëm, ai përmban kalium, vitaminë E dhe C, por përmbajtja e lartë

 




Be the first to comment

Leave a Reply