Këto janë komunat që do udhëhiqen nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët




Mësohen emrat e komunave që do të udhëhiqen nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, nëse arrihet marrëveshja mes këtyre dy subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Aleanca do të mbetet pa kandidat në të gjitha komunat nga Gostivari deri ne Likovë, ndërsa BESA mbetet nga Gostivari deri në Strugë, përcjell Zhurnal.

Nëse arrihet marrëveshja mes Lëvizjes BESA DHE aleancës për Shqiptarët, ajo do të realizohet sipas një primi.

Në bazë të parimit të marrëveshjes mes Lëvizjes BESA dhe Alencës për shqiptarët, parim i cili parasheh që në komunat ku njëri subjekt politik ka pasur më tepër vota, të përkrahet nga subjekti politik i cili ka pasur më pak vota.

Komunat ku Aleanca për Shqiptarët do të nxjerrë kandidatë ndërsa ata do të përkrahen edhe nga Lëvizja BESA janë:

1. Gostivar
2. Vrapçishtë
3. Dibër
4. Strugë

Ndërsa komunat ku Lëvizja BESA do të nxjerr kandidat dhe ato do të përkrahen edhe nga Aleanca për Shqiptarët janë:

1. Bogovinë
2. Tetovë
3. Tearcë
4. Brvenicë
5. Zhelina
6. Saraji
7. Studeniçani
8. Çair
9. Haraçinë
10. Likovë
11. Dollnen

/albeu/




Be the first to comment

Leave a Reply