Këto janë propozimet më të bujshme për martesë të VIP-ave shqiptarë




Çdo vajzë e ruan në sirtar ëndrrën për ditën më të bukur të jetës! Kurorëzimi i një historie dashurie është finalizimi më i bukur që i bëhet ndjenjave të një çifti. Sa filma romantik me “happy end” kemi parë pa kursim ndër vite, kur partneri ulet në gjunjë dhe me një unazë në dorë i kërkon vajzës së zemrës që të martohet me të!

Por, kur je personazh i njohur, me goxha potencial publik, çështja e propozimit merr të tjera përmasa. Sepse për çdo vajzë të dashuruar, nuk ka rëndësi vetëm kërkesa, por edhe gjithë detajet që e plotësojnë atë, siç janë gjetja e momentit perfekt, vendit ideal, surpriza të kuruara në detaje nga lulet, muzika, njerëzit e pranishëm, gjithçka ka rëndësinë e vet për ta bërë sa më magjik një çast të tillë.

Duket se çiftet e njohura të showbiz-it shqiptar nuk janë treguar aspak të kursyer në ide, apo në gjetjet unike për mënyrën se si i kanë realizuar propozimet e tyre për martesë, përkundrazi. Aq shumë gjetje dhe larmi ka në idetë e tyre, sa fotot që kanë qarkulluar më pas në rrjetet sociale kanë bërë xhiron e mediave shqiptare. Nga Zaimina Vasjari, që mori propozimin për martesë gjatë pushimeve në Maldive, tek Argjentina Ramosaj në Tajlandë, etj. Ku i dihet, pasi të lexoni këtë shkrim mund të merrni frymëzimin dhe idenë e duhur, për ta propozuar në mënyrën ideale partneren tuaj!

1

Zaimina Vasjari
Sot është mami i Khloe-s së vogël, por disa kohë më parë ajo mori propozimin e veçantë për martesë nga partneri me të cilin ka një histori të gjatë dashurie. Ka qenë një surprizë për Shën Valentin, gjatë pushimeve në Maldive, ku partneri i saj i ka kërkuar të martoheshin me një unazë me gurë të çmuar. Vërtet gjetje e bukur!

2

Afërdita Dreshaj
Ka qenë një nga ato propozimet tipike që çdo vajzë do e ëndërronte. E dashuruar me sportistin Jabuk Kindl, modelja e njohur i tha “Po”, propozimit të të dashurit të saj, i cili kishte organizuar gjithçka në mënyrë perfekte për një moment kaq special në jetën e tyre. Me qirinj aromatikë, buqeta lulesh të mëdha, Jakub u ul në gjunjë me një unazë në dorë dhe i kërkoi asaj të martohen. Përgjigja është afërmendsh e kuptueshme, ndaj çifti i njohur kurorëzon dashurinë në një ceremoni martesore muajin e ardhshëm.

3

Miriam Cani
Pushimet në Oqeanin Indian për çiftin e njohur të këngëtarëve shqiptar, u bën të paharrueshme pikërisht për mënyrën unike të propozimit për martesë. Gjatë eksperiencës së parë të zhytjes në botën nën ujore të këtij oqeani, Miriam u kap në befasi nga propozimi i Albanit. Në foton e publikuar në instagram nga ky moment ajo shkruan: “Surpriza më e madhe në jetë më erdhi dje gjatë eksperiencës së parë të zhytjes mes bukurive të Oqeanit Indian. Dua ta ndaj me të gjithë ju, miqtë e mi. Albani me instruktorët kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më propozoi për martesë…Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë, natyrisht, i ktheva vetëm një “po”.

4

Shkenda Dubova
Në ditëlindjen e saj të fundit, këngëtarja e njohur mori propozimin për martesë nga partneri i saj me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq dhe një unazë në to. Përgjigja? Po, natyrisht!

5

Rudina Dembacaj
Aktorja e humorit njihet për batutat e gjetura, dhe për profilin e këndshëm publik që ka, por propozimi për martesë nga ana e partnerit të saj ka qenë më shumë se serioz. Romantik në kulm, le të themi! Një mënyrë shumë e veçantë, me fotografi të varuara në mur, me momentet më të bukura të tyre si çift, ajo e ka bërë publike në instagram. “A do të martohesh me mua buf”, ka qenë pyetja e partnerit. Përgjigja dihet që “Po”, sepse sot ata janë prindër të një vajze bukuroshe si Viktoria.

6

Emina Cunmulaj
Ajo tani është mama e një vajze të vogël Ella Faria, ndërsa vetëm pas pak ditësh pritet të sjellë në jetë fëmijën e dytë. Por, propozimi për martesë që ajo ka marrë nga bashkëshorti i saj kanë qënë vërtet special. Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj e mori propozimin për martesë në ditën e lindjes së saj. Në foton e publikuar në instagram ajo shkruan: “Dhurata më e bukur e ditëlindjes që një vajzë mund të ëndërrojë. Ai më propozoi dhe unë i thashë “po”. E fejuar me dashurinë e jetës sime”.

7

Granit Xhaka
Futbollisti i njohur shqiptar, e ka propozuar në mënyrë shumë të veçantë të dashurën e zemrës së tij, Leonitën duke iu ulur në gjunjë dhe duke i kërkuar që të martohen bashkë. Ata sot janë ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

8

Blend Baholli
Nga stadiumi i Lensit ku ishte për të luajtur ndeshje, futbollisti shqiptar i shfaqi propozimin për martesë të dashurës së tij, me një banderolë ku shkruhej: “Martohu me mua Nevila”! Sa gjetje e bukur.

9

Argjentina Ramosaj
Pushimet në Tajlandë me partnerin e saj, janë bërë edhe më speciale falë surprizës së papritur. Këngëtarja simpatike e ka marrë aty propozimin për martesë, pas pyetjes së shkruar në rërë: “A do të martohesh me mua”!

 




Be the first to comment

Leave a Reply