Këto janë situatat që vetëm një bjonde mund ti kuptojë




Dhe këtu se kemi fjalën vetëm për fjalinë “Po s’merr vesh ti se je bjonde”.

Bjondet përballen me situata të caktuara dhe këtu se kemi fjalën vetëm për fjalinë “Po s’merr vesh ti se je bjonde”. Vjen një pikë kur këtë fjali e dëgjon aq shpesh sa nuk të bën përshtypje.

Kur je bjonde natyrale shpenzon më shumë kohë me qerpikët, që s’duan dhe s’duan të marrin pak ngjyrë më të errët.

Vendos të bësh pak grim të theksuar, por ndonjëherë përfundon duke mos e njohur veten në pasqyrë.

Për vetullat përgjithësisht nuk ka rrugë të mesme: ose të zbehta ose më të errëta se flokët.

Zgjedhja e shampos së flokëve s’është kurrë e lehtë: jam bjonde platin apo mjaltë?

Kur s’i lan flokët pasi je kthyer nga pishina dhe përfundon me një si ngjyrë të çuditshme jeshile për shkak të klorit.

Por e rëndësishme është që në fund të fundit, bjondet nuk kanë qime (të paktën të dukshme) në lëkurë. Mund të shpërthejnë mustaqet për qejfin e vetë, dhe asgjë duket.

Source @anabel.al




Be the first to comment

Leave a Reply