Këto moderatore shqiptare i shikon gjithmonë me grim të rënduar




Ekrani nuk i fal gabimet! Dhe nëse ka një “pasaportë” suksesi në televizion, përveç artikulacionit, ai është imazhi. Ndaj, nuk është rastësi, por një kusht i parashkruar: moderatoret duhet të jenë të jenë të bukura dhe elegante. Nëse i shohim me radhë të gjithë formatet e emisioneve nga ato më të hershmet, tek më të rejat në televizionet shqiptare, kuptojmë që prezantueset e përzgjedhura për t’i moderuar ato, janë vërtet gjetje të spikatura dhe shumë interesante.

Nga motrat Vjollca, tek Viola Spiro, Dojna Mema apo në Kosovë, Elita Rudi dhe Liberta Spahiu këto janë pa asnjë dyshim fytyrat që prodhojnë sukses në çdo emision që u është besuar ndër vite. Por, përveçse kanë mijëra ndjekës në profilet e tyre zyrtare në instagram e facebook, ato janë kthyer edhe në simbole të elegancës e bukurisë që shumë femra nga jeta e përditshme përpiqen t’i ndjekin me përpikmëri, ose të të paktën t’i ngjasojnë sadopak. E kjo nuk është një sfidë e lehtë që fitohet sa hap e mbyll sytë! Këto moderatore, dallojnë ndër të tjera për një tipar që më shumë se i ndan, i bashkon më së miri në një pikë: make up-i.

Shumë rrallë ka ndodhur që ato të shfaqen në ekran me një grim të lehtë, apo ‘acqua & sapone’, përkundrazi. Mollëza të evidentuara, sy me penel dhe tonalitete të forta, buzë të theksuara me ngjyra të ndezura, me pak fjalë, tualeti i tyre nuk kalon pa u vënë re. Ndryshe, nga të tjera moderatore që zgjedhin të shfaqen në ekran me një grim krejt natyral dhe shumë pranë atij të jetës së përditshme, këto prezantuese që kemi vëzhguar ne dallojnë për grimin e tyre të rënduar!

1

Luana Vjollca, Shiko kush Luan në Top Channel

2

Viola Spiro, emision sportiv në TVSH

3

Liberta Spahiu, Prive në Klan Kosova

4

Ilda Bejleri në DigitAlb

5

Elita Rudi në Elite Show, në RTV Dukagjini

6

Marina Vjollca, C’est la vie, Tv Klan

7

Bora Zemani në DigitAlb

8

Dojna Mema, Pop Culture në Top Channel

9

Albana Osmani, Top Show Magazine, Top Channel

Po ju, bini dakord me ne në këtë konstatim?!




Be the first to comment

Leave a Reply