Kina akordon 175 miliardë dollarë për ushtrinë




Kina ka njoftuar një buxhet ushtarak prej 175 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Buxheti me një rritje prej 8% nga viti i kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang ndërsa takimi vjetor i parlamentit filloi në Pekin.

Li gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë.

Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC) pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Masa, e cila pritej prej kohësh ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, çon në çimentimin e statusit të Z. Xi si udhëheqësi më i fuqishëm që nga Kkryetari Mao Zedong.

Mijëra ligjvënës kinezë në takimin e së hënës shpërthyen në duartrokitje kur plani për të hequr kufirin dy vjeçar u lexua në dhomë.

Votimi mbi propozimin do të mbahet më 11 mars dhe pritet të miratohet unanimisht.

KKP-ja është kryesisht një parlament që miraton vendimet e marra tashmë nga Partia Komuniste.

Delegatët e saj, rreth 3,000 prej tyre që përfaqësojnë të gjitha krahinat dhe rajonet, zgjidhen teknikisht, por në praktikë ato janë zgjedhje e Partisë Komuniste. /Ora News.tv/




Be the first to comment

Leave a Reply