Kjo është pasuria që e posedon kandidatja për guvernatore të BPRM-së, Anita Angellovska- Bezhoska




Zëvendësguvernatorja aktuale e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Anita Angellovska- Bezhoska e cila është propozuar nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov për guvernatore të bankës, në letrën e saj anketuese të dorëzuar në Komisionin e Antikorrupsionit ka paraqitur tre apartamente, veturë, letra me vlerë, por edhe kredit, transmeton Portalb.mk.
Dy nga apartamentet e paraqitura nga zëvendësguvernatorja janë në pronësi të bashkëshortit të saj. Të tre apartamentet çifti i ka blerë me marrëveshje për shitblerje. Dy nga tre apartamentet kanë vlerë prej mbi 6 milionë denarë, ndërsa njëri 4 milionë denarë.
Angellovska- Bezhoska ka paraqitur edhe veturën “Honda accord” që është në emër të bashkëshortit.
Me emrin e vetë ajo ka paraqitur të ardhura nga shërbimet eksperte për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe dy llogari bankare në Tutunska Bankë. Në njërën nga to posedon 1.367.566 denarë, ndërsa te tjetra 105.330 denarë.
Zëvendësguvernatorja ka paraqitur edhe aksione në emër të bashkëshortit prej 3.497.886 denarësh. Ajo ka edhe kredit me vlerë prej 3.444.163 denarë.




Be the first to comment

Leave a Reply