Kjo kompani Izraelite është e aftë të hakojë çdo iPhone




Dy vite më parë një grup hakerash arriti të vidhte nga NSA-ja mjete të cilat mund të përdoreshin për të hakuar dhjetëra pajisje dhe softuerë që përdorim sot.
Kompania Izraelite Cellebrite është e aftë të penetrojë sigurinë e çdo iPhone sipas një raporti që vjen nga Forbes.
Burimet e Forbes thanë se Cellebrite ka gjetur një mënyrë të re për të hyrë në pajisjet e Apple, përfshirë edhe ato me iOS 11 dhe iPhone X.
Qeveria Amerikane kishte përdorur teknologjinë e Cellebrite për të thyer enkriptimin e iPhone, por Apple ka luftuar për të mbajtur të sigurta pajisjet e saj.
Për këtë arsye Cellebrite ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë lajm. Ndërsa kompania Izraelite mban të fshehta metodat e hyrjes në iPhone, Apple vështirë se ka për të gjetur një mënyrë për ti adresuar.
Thuhet se Cellebrite ka zbuluar një dobësi sigurie zero-ditore për të fituar akses.
Po shqetësimi kryesor i përdoruesve është fshehtësia e dobësive të sigurisë zbuluar nga Cellebrite.
Dy vite më parë një grup hakerash arriti të vidhte nga NSA-ja mjete të cilat mund të përdoreshin për të hakuar dhjetëra pajisje dhe softuerë që përdorim sot.
Mjetet ishin shfrytëzonin dobësi zero-ditore të panjohura për zhvilluesit e softuerëve.
Nëse NSA-ja nuk arrin do të mbrojë mjetet e saj, shtrohet pyetja sa do të mundet Cellebrite?




Be the first to comment

Leave a Reply