Koala befason familjen gjatë peshkimit(VIDEO)




Një koalë është kapur duke pritur me durim një peshk, ndërsa mbante grepin e peshkimit në brigjet e lumit Murray në Victoria, Australi.

Koala befasoi një familje, të cilët po bënin një pushim gjatë peshkimit në qytetin e vogël të Strathmerton teksa kishin dalë për piknik.

“Ne sapo u kthyem dhe atje pamë që koala po mbante grepin e peshkimit”, tha Lorraine Johns, i cili kapi pamjet dhe i postoi në Youtube, sipas rrjetit lokal 9News.

Në video, koala e bukur mund të shihet e ulur në tokë duke mbajtur shkopin në ujë, ndërsa një grua me gjasë pyet: “Kape diçka sot shoku?

Johns tha se koala qëndroi me familjen për rreth një orë përpara se të tërhiqej përsëri në pyll.




Be the first to comment

Leave a Reply