Kocijançiç: Presim zgjedhje të lira, fer dhe demokratike




Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç u shpreh në lidhje me zgjedhjet lokale në Maqedoni duke deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet reformat në Maqedoni, dhe pret që zgjedhjet lokale të jenë fer, efikase dhe demokratike.

Gjithashtu ajo deklaroi se qeveria së bashku me opozitën, duhet të punojnë së bashku për të zbatuar prioritetet urgjente të Marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që vendi të kthehet drejt rrugës euratlantike.

“Ne mbështesim reformat dhe kjo qartë përfshinë edhe pritjet kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme dhe gjithsesi mënyra se si të përparohet në lidhje me reformat që qartë janë rekomanduar”, tha Kocijançiq. /albeu.com/




Be the first to comment

Leave a Reply