Komandant Hoxha e Azbi Nuredini, mbështesin Shaban Zendelin kandidat për Likovën




Komandant Hoxha dhe Hazbi Nuredini, mbështesin Shaban Zendelin kandidat për Likovën.

Sapo ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ndërkohë që në adresë të kandidatit për kreun e Komunës së Likovës Shaban Zendeli, kanë mbërritur edhe urimet-mbështetjet e para nga personalitete të dnryshme jashtë territorit të Likovës, njofton Gazeta Lajm. Janë pikërisht dy urim-mbështetjet që janë shpalosur nga Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha si dhe biznesmeni i njohur shqiptar nga Shkupi Azbi Nuredini. Gazeta Lajm ju sjellë urimet në formë integrale:

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha

“Nuk kam asnje kontakt as marveshje me Besen. Per respekt ndaj banoreve te Komunës së Likovës, per kohen e 2001 UÇKdhe vazhdimësi të vuajtjeve pas luftes deri sot nga mandatet e BDI të lënë anësh në situata kaotike Likoven e UCK-së. Pa medyshje jam i bindur se Shaban Zendeli është personi i duhur per kryetar në Komunën e Likovës.
Suksese dhe respekt, Shaban Zendeli !”

Azbi Nuredini

“Këto zgjedhje lokale edhe pse pritej të jenë një rilindje për shqiptarët, për fat të keq, do të jenë në vend numro!
Po të kisha mundësi të zgjedh vendvotim për të votuar, padyshim do ta zgjidhja Likovën, sepse, vetëm atje ka një person që jep shpresë për ndryshim rrënjësor në jetën e banorëve, ai është Shaban Zendeli!
Po të ishte kandidat i pavarur do të isha edhe pjesmarrës aktiv në fushatën e tij!”




Be the first to comment

Leave a Reply