Kompania e teknologjisë informatike Huawei shfaq interesim për të investuar në Maqedoni




Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot pranoi në vizitë përfaqësues të kompanisë informatike dhe të telekomunikacionit, HUAWEI nga Kina.

Përfaqësuesit e kompanisë shfaqën interes të hapur për bashkëpunim intensiv në sferën e zhvillimit të shoqërisë informatike dhe teknologjive të reja në Republikën e Maqedonisë.

Ata e informuan kryeministrin me potencialet e kompanisë, si në nivel global ashtu edhe në atë lokal dhe e theksuan gatishmërinë për të zbatuar planet e tyre në drejtim të zhvillimit lokal në vend, nëpërmjet strategjive për investim të kompanisë.

Kryeministri Zaev përshëndeti qëllimet dhe entuziazmin e tyre për investim në kapacitete zhvillimore në Maqedoni dhe i inkurajoi që qëllimet e tilla të fillojnë t’i realizojnë nëpërmjet intensifikimit të komunikimit me Qeverinë e Maqedonisë, por edhe me vetëqeverisjen lokale në vend.




Be the first to comment

Leave a Reply