Konferencë “Ndotja e qyteteve në Maqedoni: Cilët janë zgjidhjet?”




Në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Qendrës Hulumtuese për Mjedis Jetësor dhe Materiale, sot në ASHAM do të mbahet konferencë
shkencore me temë “Ndotja e qyteteve në Maqedoni: cilët janë zgjidhjet?”.

Përndryshe, dje u prezantuan të dhënat nga Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2018, ku kanë vendosur qytetin e Tetovës dhe Tuzllës, mes dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë.

Sipas vlerësimeve të OBSh-së, në Maqedoni rreth 1350 persona humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur, përderisa shpenzimet ekonomike tejkalojnë vlerën e 200 milionë eurove.

Tetova dhe Tuzlla fuqishëm mbështeten në thëngjill – linjit, në industrinë e nxehjes së amvisërive që ndot shumë mjedisin.

Qyteti i Tetovës për disa vite me radhë ka pasur probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa në disa raste ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.




Be the first to comment

Leave a Reply