Konjufca: Haradinaj erdhi në Qeveri me kuazën e demarkacionit




Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se ia kanë sjellur nënshkrimet e peticionet kundër demarkacionit të bërë në vitin 2015, për të cilat ishte angazhuar edhe shefi aktual i ekzekutivit kosovar.

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se Haradinaj ka bërë edhe përpjekje edhe fizike për ta futur këtë peticion në zyret e Kuvendit të Kosovës.

“Ti kemi sjellë nënshkrimet këtu për ta kujtuar më çfarë pretime ke ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, Haradinaj e ka obligim që t’i kërkojë falje Murat Mehës, të cilit sipas tij, kohë më parë ia kishte përplasur për fytyre hartat, në shenjë mospajtimi me versionin e Mehës për zgjidhjen e demarkacionit.

“Kësaj Qeverie më së paku i konvenon me kalu demarkacioni. Sepse përmes demarkacionit është fshehur korrupsioni. Do ta marrin vesh që korrupsioni është kusht më i rëndësishëm se demarkacioni. Do të humbim territor të cilin nuk do të mund ta kthejmë më kurrë”, ka shtuar Konjufca.




Be the first to comment

Leave a Reply