“Konsensus në korridoret e errëta të Kuvendit”, Tahiri: Ligji i lojrave të fatit peng i 10 vetave




Saimir Tahiri u kthye pas në kohë kur ishte Ministër i Brendshëm kur kujtoi aksionin “Fundi i Marrëzisë” për mbylljen e lojrave të fatit.

Duke deklaruar se fitimi nga ky treg i paligjshëm është shumë më shumë sesa gjithë tregu i kanabisit në Shqipëri, ai tha se ligji i lojrave të fatit u mbajt peng nga pazaret e korridoreve të errëta të Kuvendit.

Saimir Tahiri: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit po unë u akuzova, edhe kryeministri u akuzua, edhe qeveria u akuzua, 150 milion euro fitim në vit nga tregu i paligjshmëm i lojërave të fatit që rripnin popullin ditë për ditë dhe familjet e varfra, që për llogari është shumë më shumë sesa gjithë tregu i kanabisit në Shqipëri.Prapë ne u akuzuam, unë, kryeministri, qeveria.

Por ndërkohë që në parlament bëhej sherr, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë, se di nga dolën, 10 vetë që gjetën konsensus për të mbajtur peng ligjin e lojërave të fatit.

Dhe përsëri unë u akuzova. Dhe këta që më rrinë sot si ëngjëj dhe unë i mbaj në kurriz duke më bërë moral, këta ishin ata që lanë Shqipërinë kështu.

Këta dashnorët e popullin me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe ne që i mbyllëm prapë ne kishim faj, unë përfshirë dhe i mbaj në kurriz prapë duke më bërë moral.

Mua as më shkon ndërmend as largësisht ti falenderoj këta kriminelë që kanë sot në parlament të pa hetuar, të pa gjykuar, të pa dënuar me Lulin dhe Saliun në ballë.

Nuk ua thotë njeri këto në fakt dhe unë nuk e di pse. Ndaj rrinë si ëngjëj, shesin dhe dëngla, bëjnë dhe moral.




Be the first to comment

Leave a Reply