Konsulli grek tek Krimet e Rënda, takim me Donika Prelën




Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

Konsulli grek në Shqipëri, Vasilis Tolios, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Report Tv ka mësuar se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

Ndërkohë që ditën e sotme, mediat greke kanë raportuar se edhe në Greqi po zhvillohen hetime për këtë çështje, dhe se janë pyetur motra dhe prindërit e tij në prokurori.




Be the first to comment

Leave a Reply