Kontrata e Visar Ganiut për Arsimin




Rikonstruktimi i katër çerdheve e kopshteve, ndërtimi i dy objekteve të reja, rikonstruktimi i dhjetë shkollave fillore, si edhe ndërtimi i një palestre dhe biblioteke në shkollat e mesme  janë disa prej projekteve që përmban Strategjia për zhvillimin e Çairit – Kontrata 2017-2021që kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të realizojë në sferën  e arsimit gjatë mandatit katërvjeçar.

Në megaprojektin që  përbëhet nga gjithsej 11 shtylla kryesore, Arsimi, që përfshin çerdhet, kopshtet e shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm, zë një vend të posaçëm  në listën e prioritete për kandidatin Ganiu.
Sigurimi i kushteve optimale  për mbarëvajtjen e procesit edukativo- arsimor konsiderohet në këtë kontratë si një domosdoshmëri për edukimin e gjeneratave të reja që janë shtylla e shoqërisë.

Në kapitullin për Arsimin (me një buxhet mbi 670 milionë denarë) planifikohet jo vetëm rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, shkolla, çerdhe dhe kopshte, por edhe zgjerimet e disa prej tyre dhe kompletimi me bibliotekë, palestra, hortikulturë,  si edhe ndërtimi i shkollave, çerdheve dhe kopshteve të rejave.
Çerdhet dhe kopshtet që do të rikonstruktohen (buxheti mbi 292 milionë denarë) janë “Borëbardha 1-Xhuxhët, Borëbardha 2 – Fjolla, Fidani 1-Amë, Fidani 4 – Vesa, ndërsa për të plotësuar nevojat e popullsisë do të ndërtohen edhe dy objekte të reja. Kopshti Fidani 4- Bambi,si edhe një kopsht në rrugën Serrava. Intervenimet kanë të bëjnë me rikonstruktimin e fasadave, veshja e tyre me materiale termoizoluese për të rritur efikasitetin energjetik, rregullimi i oborreve dhe kangjellat rrethuese, arredimin hortikulturor, rrugicat për këmbësorë, por edhe rritja e numrit të paraleleve në disa prej tyre.
Mbarëvajtja e procesit arsimor të ciklit të ulët (buxheti mbi 314 milionë denarë) do të përmirësohet me intervenimet për rikonstruktimin e dhjetë shkollave fillore. Ato janë: Tefejuz, Vasil Gllavinov, Ismail Qemali, 7 Marsi, Imri Elezi, Jashar Bej, Kongresi i Manastirit dhe Idnina. Punimet rikonstruktuese po ashtu përfshijnë rregullimin e fasadave dhe veshjen e tyre me matearile termoizoluese, ndërtimin e rekuizitave sportive në oborre, kangjellat rrethuese, arredimin hortikulturore, rrugicat për këmbësorë e të tjera.
Sipas buxhetit të parashikuar në shkollat Ismail Qemali dhe Jashar Bej investimet do të jenë më të mëdha sesa në të tjerat, ndërsa në dy shkolla të tjera, si  Kongresi i Manastirit dhe Imri Elezi që janë të kompletuara do të intervenohet vetëm në aspektin hortikulturor.
Sa i takon projekteve në arsimin e mesëm (buxheti mbi 67 milionë denarë), ndërtimi i një sallë leximi me bibliotekë dhe i një salle sportive janë disa prej intervenimeve që do të bëhen në shkollën  mesme Cvetan Dimov. Pjesa më e madhe e investimit i dedikohet ndërtimit të një biblioteke dhe salle leximi, si edhe të një palestre. Arredimi hortikulturor i ambienteve të jashtme është po ashtu pjesë e intervenimeve në këtë shkollë.

“Edukimi i gjeneratave të ardhshme është shtylla e një shoqërie. Sigurimi i kushteve cilësore për mirëmbajtjen e mësimit dhe edukimit të gjeneratave të reja kontribuon drejt një arsimi më cilësor”, shkruhet në Kontratë, në kapitullin për arsimin.




Be the first to comment

Leave a Reply