Koreja e Veriut: SHBA na ka shpallur luftë, do rrëzojmë bombarduesit




Deklaratat e Presidentit Donald Trump në raport me Korenë e Veriut po interpretohen si një shpallje lufte nga lidershipi i shtetit diktatorial. Lajmi është përcjellë nga Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Hong Ho, i cili deklaroi se po konsiderohet ideja e vetëmbrojtjes dhe e bombardimit të avionëve amerikanë që patrullojnë në afërsi të vendit të tij. 

Koreja e Veriut i ka konsideruar një shpallje lufte komentet e Presidentit Donald Trump, duke e përshkallëzuar edhe më tej tensionin diplomatik dhe ushtarak që kanë dy vendet.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Hong Ho, i cili ndodhej në New York për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shefi i diplomacisë së Penianit tha se Koreja e Veriut ka të drejtë të vetëmbrohet dhe se është konsideruar edhe ideja e bombardimit të avionëve amerikanë që kanë patrulluar pranë vendit diktatorial.

Ri Hong Ho: “Javën e shkuar, Presidenti Trump tha se lidershipi i Koresë së Veriut nuk do të ishte në fuqi edhe për shumë kohë dhe kjo është qartësisht një deklaratë lufte. Të gjitha vendet antare të OKB-së dhe e gjithë bota duhet t’a mbajë mend se ishin Shtetet e Bashkuara ata që na shpallën luftë fillimisht. Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ua njeh vendeve antare të drejtën për t’u vetëmbrojtur. Meqë në adresën tonë, erdhi një prononcim i tillë, ne po shqyrtojmë mundësinë për të goditur edhe avionët bombardues amerikanë në kohën që këta të fundit patrullojnë në afërsi të hapësirës tonë ajrore.”




Be the first to comment

Leave a Reply