Koreja ‘përçan’ fuqitë botërore, SHBA qëndrime të kundërta me Rusinë dhe Kinën




Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë përplasur sërish për çështjen e Koresë së Veriut, ndërsa Uashingtoni ka ushtruar edhe njëherë presionin mbi Pekinin. Sipas amerikanëve, qeveria kineze nuk ka bërë sa duhet për parandalimin e testimeve të tilla. Ndërkohë, Kina reagoi duke thënë se përmes akuzave, ShBA po shmanget nga përgjegjësitë e saj.

Testimi i fundit i një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut ka përçarë edhe njëherë fuqitë botërore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar sërish akuza diplomatike në drejtim të Kinës dhe Rusisë. Replikat e lëshuara në distancë, vijnë vetëm pak ditë pasi përfaqësuesit e Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit gjetën gjuhën e përbashkët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar në mënyrë unilaterale sanksionet mbi Penianin. Megjithatë, në një deklaratë të fundit, SHBA theksoi se përgjegjësinë për incidentin duhet t’a mbajë Kina, e cila sipas tyre, pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikane, nuk ka ushtruar presionin e duhur mbi liderin koreano-verior, Kim Jong-un.

E mënjehershme ka qënë kundërpërgjigjia nga Pekini. Në një deklaratë për mediat, Pekini vlerësoi se përmes akuzave të hedhura në drejtim të qeverisë kineze, Shtetet e Bashkuara duan t’i shmangen përgjegjësive të tyre. Nga ana tjetër, Rusia është rreshtuar përkrah Kinës duke thënë se Uashingtoni nuk ka kontribuar në zgjidhjen e mosmarrëvshjeve. Moska thekson se për shkak të retorikës së ashpër amerikane, konflikti ka ardhur gjithnjë e duke u përshkallëzuar.

Raketa e fundit e testuar nga Koreja e Veriut kaloi edhe njëherë mbi Japoninë, ndërsa sipas të dhënave ushtarake, ajo kishte potencialin për të goditur edhe territorin amerikan të Guamit. Në këtë ishull ndodhet një prej bazave më të mëdha ushtarake të ShBA-së.




Be the first to comment

Leave a Reply