Kosova ende pa marrëveshje rreth rolit të EULEX-it pas qershorit




Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka folur edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.

Ai, siç transmeton KP, tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it, në qershor të këtij viti.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij instituti. Angazhimi i EULEX ka qenë i madh. Në momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë”, tha Tahiri.




Be the first to comment

Leave a Reply