Kotzias 3 orë në Tiranë, bisedime me Bushatin. Më pas niset drejt Vjenës




Ka zgjatur tre orë takimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sot në Tiranë, transmeton TopAl News.

Kryediplomati grek mbërriti në Tiranë në mesditë në kuadër të një vizite të shkurtër në Tiranë.

Në orën 12:16 minuta Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të kenë qenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Sot në mëngjes edhe ministria e Jashtme greke njoftoi për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. “Bisedimet e dy ministrave do të fokusohen në shqyrtimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve dypaleshe”

Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply