Kotzias: Kërkojmë emër me pozicion gjeografik dhe që nuk nënçmon asnjërën palë




Ministri për Punë të Jashtme Greke, Nikos Kotzias ka deklaruar se emri nuk duhet të përmbajë elemtë irredentizmi, duhet të jetë i përbërë, me përcaktim gjeografik, me mbiemër dhe të tregojë se nuk ka të bëjë me Maqedoninë greke.

Sipas tij, emri duhet të tregojë pozicion gjeografik dhe që nuk do të nënçmojë asnjërën palë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai nuk lë anash mendimin se emri duhet të jetë për përdorim të gjërë, të shprehet në marrëveshje ndërkombëtare dhe të ketë edhe ndryshime kushtetuese.

Kotzias theksoi se fqinjët quhen Maqedoni, tash e një shekull më parë, dhe si entitet politik kanë ekzistuar në 70 vitet e fundit, duke shtuar se si territor më i gjërë, Maqedonia përfshin katër shtete, dhe jo vetëm Greqinë.




Be the first to comment

Leave a Reply