KQZ-ja pranon raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit




Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka pranuar Raportin Përfundimtar “Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë 2017” të Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Sipas një njoftimi, në këtë takim ishin të pranishëm Shefja e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij.

Ky raport do të prezantohet gjatë ditës së martë (12 shtator).




Be the first to comment

Leave a Reply