KQZ mblidhet sot për mandatin e Tahirit, burimet: Braho ka plotësuar formularin




Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur datën e diskutimit për mandatin e Saimir Tahirit në parlament, i cili pritet t’i kalojë Spartak Brahos.

Burime pranë KQZ bëjnë me dije se Spartak Braho ka plotësuar formularin e pranimit dy ditë më parë.

Spartak Braho është pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017

Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI. Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.




Be the first to comment

Leave a Reply