“Krushevska Republika” vetëm 10 ditë shtet, Afrim Gashi 39 ditë “kryetar”!




Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti ishte edhe përçarja që ndodhi në Lëvizjen Besa, ku në njërën anë u reshtua grupi më i madh i kësaj partie të udhëhequr nga Bilall Kasami dhe në anën tjetër një grup i udhëhequr nga Afrim Gashi.

Përderisa Bilall Kasami dhe përkrahësit e tij gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë të kujdesshëm duke mos përdorur retorikë ofenduese ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij, grupi i udhëhequr nga Afrim Gashi për herë të parë në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoni shfaqen edhe ndarje në baza rajonale duke e theksuar shpesh se ata përfaqësojnë rrethinën e Shkupit, që më vonë u dëshmua se nuk është e vërtetë.

Pas betejës disa mujore, si duket mori epilog edhe kontesti gjyqësor mes të dyja palëve ku sipas një zyrtari të lartë përkrahës i Kasamit “TopAl News” mëson se gjykata ka vendosur ashtu si pritej në favor të Bilall Kasamit, duke refuzuar kështu kërkesën e Afrim Gashit për të marrë kreun e Lëvizjes Besa.

“Suksesi i Afrim Gashit është më i madh se “Krushevska Republika” e cila zgjati 10 ditë, ndërsa Afrimit i hyri vetja në huj për të qenë kryetar dhe arriti ti bindë njerzit rreth tij për 39 ditë se është kryetar partie”-tha zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa për portalin tonë. Po i njejti burim paralajmëroi se ditëve në vijim do ketë prononcim nga kjo parti ku edhe do publikohet vendimi i gjykatës.

Nga ana e grupit të Gashit nuk prononcohen për media rreth kësaj çështje, por kanë paralajmëruar se ditëve në vijim do tregojnë për hapat e tyre, ku burime të afërta me mediat që ata drejtojnë kanë theksuar se ata janë duke shqyrtuar mundësinë për formimin e një partie të re.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev ka ndryshuar deklaratat e tij për sa i përket bisedimeve që ka zhvilluar me Afrim Gashin, pasi që vetë Zaev në prononcim për mediat tha se përveç se do bisedojë me subjektin politik Lëvizje Besa ai do bisedojë edhe me deputetët si individë që duan ti bashkangjiten shumicës parlamentare.

Përndryshe Lëvizja Besa është partia e katërt më e madhe në vend dhe e dyta te shqiptarët në Maqedoni, gjë që i mundëson në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në komisionet zgjedhore të ketë edhe anëtarët e saj në vendvotime dhe KSHZ.




Be the first to comment

Leave a Reply