Kryemadhi: Beteja sapo ka filluar, sot fillimi i fundit të pushtetit të Ramës




Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se sot po fillon fundit i pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi nënvizoi se Rama ka ushtruar dhunë jo vetëm ndaj kuksianëve por edhe ndaj deputetëve që ndodhen në Gjykatën e Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Por sipas saj, beteja sapo ka filluar.

Deklarata e plotë:

Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!




Be the first to comment

Leave a Reply