Kryeministri grek thotë se mund të jetojmë paqësisht në Ballkan v




“Jemi fqinjë dhe fatin tonë duhet ta marrim në duart tona” Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si Traktati i Lozanës, ne mund të jetojmë paqësisht në rajonin e Ballkanit, deklaroi sot kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas përfundimit të samitit të dytë katërpalësh ndërmjet Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, që u zhvillua në Beograd. “Ne kemi këtë organizëm të ri, që është i rëndësishëm për rrugën e përbashkët të vendeve tona dhe të së ardhmes së përbashkët në Ballkan”, theksoi Tsipras. Kryeministri grek tha se bashkëpunimi i katër vendeve ballkanike me presidencën e radhës të BE-së nga ana e Bullgarisë është një mundësi e re për të promovuar idetë e reja, besimin si edhe për të promovuar agjendën e Selanikut 2003 për të ardhmen e Ballkanit. ”E lehtë apo e vështirë, ne jemi fqinjë dhe fatin tonë duhet ta marrim në duart tona”, deklaroi kryeministri grek.




Be the first to comment

Leave a Reply