Kryeministri Haradinaj takon edhe ambasadorin britanik




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell biseduan për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Siç thuhet më tej, ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.

E ambasadori O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply