Kryeministri Zaev fillon takimet për zgjerimin e Qeverisë me kryetarin e Lëvizjes Besës Bilall Kasami




Mbrëmë në ora 20 ka patur takim ndërmjet Zoran Zaev dhe kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami, informon PlusInfo.

Në takimin që ka zgjatur afër një orë e gjysëm është folur për gatitshmërinë e Besës për tu bërë pjesë e Qeverisë.

Sipas PlusInfo takimi ishte konfirmim i qëndrimit parimor të Besës për ta mbështetur Qeverinë në seancën për interpelancë dhe nga këtu Zaev bisedat për zgjerimin e shumicës qeveritare i filloj pikërisht me Kasamin.

“Besa 99% do të jetë pjes e Qeverisë.Ka gatitshmëri për të marrë një ministri me resor, por bisedimet për ndarjen e pushtetit do të bëhen në ditët në vijim.” -ka deklaruar funksionar i Lëvizjes Besa për PlusInfo

PlusInfo tani më ka informuar se për shkak të mbështetjes të hapur të Lëvizjes Besa në seancën parlamentare për votbesimin e Qeverisë, pikërisht është Kasami lideri i parë i partive opozitare me të cilët Zaev filloj bisedimet për zgjerimin e shumicës Qeveritare.




Be the first to comment

Leave a Reply