Kryeministri Zaev për vizitë zyrtare në Maltë




Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot edhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maltës. Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri Zaev sot do të realizojë takim me presidenten e Maltës, Mari Luiz Koleiro Preka, me kryetarin e Qeverisë Xhozef Muskat, pas çka do të realizohet takim plenar mes dy delegacioneve qeveritare. Kryeministri i Maqedonisë gjatë vizitës zyrtare do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maltës, Anxhelo Faruxhia.




Be the first to comment

Leave a Reply