Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i ftuar në darkën e liderve në Ohër




Një takim i liderëve të partive parlamentare është planifikuar që të mbahet sonte më 18 maj në Ohër, në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, kurse iniciator është Parlamenti Evropian.

Ky do të ishte takimi i parë i liderëve pas ndërrimit në kupolën e VMRO-DPMNE-së, me përjashtim të një takimi për emrin ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror, si dhe presidenti Gjorge Ivanov.

Në darkën e punës, përveç liderëve të partive më të mëdha, të LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaevi dhe Hristijan Mickovski, pritet të marrin pjesë Ali Ahmeti i BDI-së, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Iniciativa “Zhan Mone”, e cila ishte planifikuar që fillimisht të niste në Paris, pastaj të shpërngulej në qendrat e tjera evropiane, megjithatë do të startojë nga Ohri, pas disa shtyerjeve. Atje, prapa dyerve të mbyllura, do të debatojnë kryetari i Kuvendit, sekretari gjeneral dhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare, plus nga një ose nga dy deputetë nga partitë e përfaqësuara në organin ligjvënës dhe përfaqësues të administratës së parlamentit. Pritet edhe prania e tre europarlamentarëve që ishin të përfshirë në bisedimet në Përzhino: Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan./TN/




Be the first to comment

Leave a Reply