Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, realizoi takim me Ambasadorin Britanik Charles Garrett




Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi, sot realizoi takim miqësor me ambasadorin e Mbretërisë të Bashkuar, ekselencën e tij Charles Garrett.

Në takim u bisedua rreth proceseve politike në vend, rolin e Lëvizjes Besa në përkrahje të reformave që janë parakusht për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe fillim i negociatave për kyçje në Bashkimin Evropian.

Kryetari Kasami shprehu qendimin e tij rreth kontestit për emrin me Greqinë, duke nënvizuar se është koha më e volitshme në 20 vitet e fundit që kjo çështje të zgjidhet dhe që Maqedonia edhe formalisht të pozicionohet si anëtare e NATO, pasi që kjo është alternativa e vetme që mund të sjellë prosperitet, siguri dhe zhvillim ekonomik të vendit.

Të dyja palët u dakorduan që komunikimi i shkëlqyer mes Lëvizjes Besa dhe ambasadës të Mbretërisë të Bashkuar të vazhdojë edhe në të ardhmen duke qenë në funksion të afirmimit të vlerave perëndimore dhe përkrahjes strategjike që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar shoqërise në Maqedoni.

Zyra për informim

Lëvizja Besa
17.04.2018




Be the first to comment

Leave a Reply