KSHZ, mbyllet shqyrtimi i listës zgjedhore (VIDEO)




Vetëm 65 vendime për regjistrim në listën zgjedhore; 22 për shlyerje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave për listën zgjedhore janë sjellë gjatë periudhës kur qytetarëve iu mundësua qasje deri te lista zgjedhore. Por shqyrtimi i listës nuk mbaron me këtë shqyrtim publik. Radhën e kanë partitë të verifikojnë saktësinë dhe besueshmërinë e listës, nga e cila varet edhe vetë besueshmëria e këtij procesi zgjedhor.

“Pas përfundimit të shqyrtimit publik në afat prej 5 ditëve, respektivisht deri më 14 shtator Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të dorëzojë listën zgjedhore deri te partitë politike. Partitë politike në afat prej 5 ditëve pas pranimit të listës zgjedhore, respektivisht deri më 19 shtator mund të parashtrojnë kërkesë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për regjistrim, shlyerje ose ndryshim të të dhënave. Për po të njëjtën KSHZ-ja do të merr vendim në afat prej 3 ditëve. Listën zgjedhore me të gjitha ndryshimet që janë paraqitur gjatë shqyrtimit publik KSHZ-ja do ta përmbyll më së voni më 24 shtator”, deklaroi Arjeta Xhemaili nga KSHZ-ja, njofton Alsat-M.

Arjeta Xhemaili nga KSHZ-ja sqaroi rrjedhën e procesit zgjedhor, sipas së cilës pos pastrimit të listës nga ana e partive në fokus do të jenë listat e kandidatëve, hedhjen e shortit për radhitjen e partive në listat e votimit dhe kampanjën para-zgjedhore.

“Deri tani ka qenë fokusi në shqyrtimin publik, port ë mos harrojmë se fokusi do të vazhdojë akoma të mbetet në listën zgjedhore. Gjithashtu pas përmbylljes së 14 shtatorit, parashtrimit të listave të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të vazhdojë me shortin i cili do të kryehet më 18 shtator. Fokusin do të vëmë edhe më 25 shtator kur veçmë partitë politike fillojnë me kampanjën e tyre”, ka shtuar Arjeta Xhemaili.

Ndryshe, shqyrtimi publik i listës zgjedhore filloi më 21 gusht dhe mbaroi mbrëmë në mesnatë. Në njësitë rajonale shqyrtim kanë kryer 21 594 qytetarë, ndërsa në mënyrë elektronike përmes aplikacionit elektronik online për këtë periudhë shqyrtim kanë kryer 203 191 persona.




Be the first to comment

Leave a Reply