Komisioni shtetëror zgjedhorë hodhi short për caktimin e lokacioneve të bilbordeve reklamuese që ofrohen për reklamim politik.
Shpërndarja u krye në katër kategori 40% për parit në pushtet, 40% për partitë parlamentare opozitare, 10% për partitë parlamentare që nuk kanë grup deputetësh dhe 10% për partitë jo parlamentare.
Në këto kategori nuk janë vendosur kandidatët e pavarur për kryetar komunash.
“Dua të theksoj se numri maksimal i bilbordeve dhe panove reklamuese që mund të shfrytëzohen për reklamim politik është 50 % e territorit të hapësirës reklamuese në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku menaxhojnë firmat reklamuese”, u shpreh Aleksandër Çiçakovski, Kryetar i KSHZ-së.
Por, partitë që nuk do të shfrytëzojnë hapësirën për reklamim parazgjedhor, duhet të paraqiten në afat prej 48 në KSHZ.
“Partitë politike apo koalicionet që nuk do ta shfrytëzojnë përqindjen e përgjithshme të bilbordeve dhe panove reklamuese apo lokacionet e caktuara me short, ka për detyrim që në afat prej 48 orëve ta njoftoj KSHZ-në pas hedhjes së shortit”, shtoi Çiçakovski.
Nga KSHZ thonë se hedhja e shortit u realizua ne pajtim me kodin zgjedhor.
Kandidatët e pavarur gjegjësisht kandidatët e propozuar nga një grup deputetësh, mund të reklamohen në bilbordet reklamuese të cilat komunat i ofrojnë falas.
Në rend dite ishin edhe kërkesat për letrat kredenciale për vëzhguesit ndërkombëtarë, vendimi për shpalljen e përshkrimeve të vendvotimeve, vendimi për angazhimin e trupit ndihmës, raporti për Listën zgjedhore pas kontrollit të përfunduar publik, anulimi i vendimit për zgjedhjen e operatorit ekonomik për shtypjen e Listës zgjedhore.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.