KSHZ në mbledhjen e sw hwnws ka miratuar kalendarin për organizmin e zgjedhjet lokale të 15 tetorit, njofton Zhurnal.mk
Sipas këtij vendimi, Regjistri zgjedhor do të jetë në shqyrtim publik nga 21gushti dhe do të zgjas deri më 9 shtator.
Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetar komunash fillon nga 21 gushti dhe zgjat deri më 4 shtator.
Ndërsa partit politike listat e kandidatëve të tyre duhet ti dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 9 shtator.
Në këtë mbledhje vendos edhe për kërkesat deri te MPB dhe Minsitria e shoqërisë informatike për sigurimin e të dhënave të nevojshme për përpilimin e regjistrit zgjedhor dhe përbërjen e organeve zgjedhore. Rrethi i pare i zgjedhjeve lokale do të mbahen më 15 tetor, ndërsa rrethi I dytë më 29 tetor të këtij viti.
Fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve./zhurnal.mk/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.